Komuna Qendër: Harxhime kriminele janë invesimet në projektin “Shkupi 2014”

Maqedonia

Komuna Qendër: Harxhime kriminele janë invesimet në projektin “Shkupi 2014”

Më: 21 janar 2017 Në ora: 16:20
Komuna Qendër

Komuna Qendër ka reaguar ndaj konferencës së sotme të Ilija Ilijovski nga rradhët e OBRM-PDUKM-së, i cili e akuzoi Andrej Zhernovskin për harxhim të dyshimtë të parave të qytetarëve.

“Këshilltari Ilijovski, duke mbajtur konferencën në Skver Jadran, sigurisht ka qëndruar në njërën nga shumë pllakat e thyera të cilat janë bërë imazh i njohur i punës së tyre. Ndërtimet nga materialet jokualitative të partisë së tij, janë të njohura për qytetarët. Harxhime kriminele janë investimet e partisë së tij në projektin “Shkupi 2014″, ku harxhuan mbi 600 milionë euro”, thuhet në reagimin e Qendrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat