Kostov: Vendimi i PSP-së për rastin “Puç” është skandaloz

Maqedonia

Kostov: Vendimi i PSP-së për rastin “Puç” është skandaloz

Më: 21 janar 2017 Në ora: 21:01
Analisti Sotir Kostov

Analisti Sotir Kostov vendimin e PSP-së për tu tërhequr nga rasti “Puç” në të cilin të dyshuar janë Zoran Zaev dhe Zoran Verushevski, e cilëson si skandal.

“Unë mendoj se mënyra e PSP-së për të njoftuar se largohet nga rasti “Puç” përmes komunikatës, tregon diçka në vete. Tani pyes veten se ku janë ato konferencat teatrale të cilat i mban PSP-ja. Më së paku është dashur të mbajnë konferencë dhe të largojnë arsyet se pse janë larguar nga rasti”, deklaroi mes tjerash Kostov.

Ai gjithashtu tha se komunikimi elektronik mes Verushevskit dhe disa personave tjerë të përfshirë në vepra penale, janë dëshmi të drejtpërdrejta që nuk mund të injorohen

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat