Gjykata e Shkupit akoma pa orar vjetor, Pançevski vazhdon të merr rrogë

Maqedonia

Gjykata e Shkupit akoma pa orar vjetor, Pançevski vazhdon të merr rrogë

Më: 22 janar 2017 Në ora: 11:55
Vlladimir Pançevskit

Edhe pse me emërimin e gjykatëses Tatjana Mihajlova para dy muajve, Gjykata Themelore – Shkupi 1 akoma nuk ka përgatitur orar vjetor për gjykatësit.

Gjykatësja Tatjana Mihajlova (kryetare në detyrë) e emëruar më 4 dhjetor vitin e kaluar kur edhe i mbaroi mandati Vlladimir Pançevskit, ajo jo vetëm që nuk ka përgatitur orar për gjithë gjykatësit, por akoma nuk e ka në orar edhe vetë Pançevskin
Ndërsa Pançevski, përveç që nuk figuron në orar ai vazhdon të marrë rrogë.

Fillimisht besohej se Pançevski si njëri nga dy kandidatët kryesorë, në seancën e Këshillit Gjyqësor Republikan të mbajtur më 12 janar, do të marrë mandat të ri, mirëpo edhe pse nuk erdhi deri tek zgjedhja e tij, ai vazhdon të merr rrogë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat