Komuna Qendër: Nuk do të ndërtohet fakultet në oborrin e komunës

Maqedonia

Komuna Qendër: Nuk do të ndërtohet fakultet në oborrin e komunës

Më: 22 janar 2017 Në ora: 13:57
Komuna Qendër

Komuna Qendër përmes një komunikate ka reaguar ndaj pohimeve të disa mediumeve se ndërtesa e re e Fakultetit të Arteve, pranë Universitetit të Shtipit do të ndërtohet në oborrin e Komunës Qendër. Nga kjo komunë thonë se këto informacione nuk janë të sakta.

“Me vendim të qeverisë së OBRM-PDUKM-së, parcela ku planifikohet të ndërtohet ai objekt është paraparë për “ndërtesa për interes personal” dhe gjendet në oborrin e Shtabit të Përgjithshëm të Maqedonisë, jo në Komunën Qendër. Siç kemi thënë edhe më herët, Qeveri bën sulm në ingerencat e komunës dhe tenton ta merr atë hapësirë. Prandaj që nga viti 2015 kryetari i Komunës Qendër, ka marrë iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së veprimit të Qeverisë. Nga ajo ditë Gjykata Kushtetuese nuk ka theksuar asgjë në këtë çështje”, thuhet mes tjerash në reagimin e Komunës Qendër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat