Sinoptikanët paralajmërojnë reshje të reja të borës në Maqedoni

Maqedonia

Sinoptikanët paralajmërojnë reshje të reja të borës në Maqedoni

Më: 22 janar 2017 Në ora: 14:02
Ilustrim

Deri në fund të ditës moti sot do të jetë stabil, me periudha dielli dhe me vranësira. Pas dite do të paraqiten kushte për mjegull më të madhe, ndërsa temperaturat minimale do të jenë prej -7 deri -1 dhe ato maksimale do të jenë prej -1 deri 5 gradë celcius.

Siç njoftuan nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, nesër nga orët e mbrëmjes, të martën dhe të mërkurën do të ketë reshje të borës. Në rajonin jugperëndim dhe në jug reshjet e borës do të jenë me intenzitet më të ulët.

Gjatë ditës së martë në rajonin e juglindjes do të ketë reshje të shiut, ndërsa nga dita e enjte temperaturat do të ngriten përsëri dhe do të ketë më shumë periudha me diell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat