Ja cili ishte qyteti më i ftohtë dhe ku kishte më shumë borë mëngjesin e sotëm në Maqedoni

Maqedonia

Ja cili ishte qyteti më i ftohtë dhe ku kishte më shumë borë mëngjesin e sotëm në Maqedoni

Më: 23 janar 2017 Në ora: 10:40
Ilustrim

Më së ftohti sot në mëngjes, në orën tetë, ishte në Berovë, ku janë matur minus 16 gradë Celsius, ndërsa më shumë borë ka në Mavrovë, ku shtresa e borës është 72 centimetra. 54 centimetra borë ka në Llazaropole, 50 në Pozharan, 44 në Gjurishte, 34 në Krushevë, 33 në Tetovë..., informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).

Minus 13 gradë janë matur në Manastir, minus 12 në Mavrovë, minus 11 në Pozharan, minus 10 në Strumicë, minus 9 gradë në Kumanovë dhe Kriva Pallankë, minus 8 në Tetovë, Dibër, Vinicë, Gjurishte, minus 7 në Prilep, Topollçan, Llazaropole, minus 6 në Krushevë, Shkup dhe Shtip, minus 5 në Dmeir Kapi, minus 2 në Dojran dhe Pretor, minus 1 në Gjevgjeli, ndërsa zero gradë në Ohër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat