Dimitriev: Është logjike që fituesi me fituesin të krijojnë qeverinë e re të Maqedonisë

Maqedonia

Dimitriev: Është logjike që fituesi me fituesin të krijojnë qeverinë e re të Maqedonisë

Më: 23 janar 2017 Në ora: 13:31
Kryeministri i përkohshëm teknik i Maqedonisë, Emil Dimitrev

Matematikat për qeverinë e re të Maqedonisë vazhdojnë të kalkulohen dhe për këtë është prononcuar edhe kryeministri i përkohshëm teknik i Maqedonisë, Emil Dimitrev.

”Është e logjikshme që fituesit e zgjedhjeve të jenë në qeverinë e re të Maqedonisë. Si çdo qytetar i Maqedonisë, edhe unë pres që ta tejkalojmë krizën institucionale. Askujt nuk i ndihmon kriza. Situata do të relaksohet me formimin e qeverisë së re të Maqedonisë pasi ajo eleminon shumë pyetje dhe hap rrugë që të zgjidhen shumë çështje për qytetarët e vendit tonë.” thotë në mes tjerash kryeministri dhe deputeti i Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat