USAID prezanton në Gostivar projektin për pjesëmarrje qytetare

Maqedonia

USAID prezanton në Gostivar projektin për pjesëmarrje qytetare

Më: 23 janar 2017 Në ora: 14:34
Ilustrim

Sot në qytetin e Gostivarit u prezanzuan qëllimet, përbërësit dhe mundësitë për grante përmes Projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare.

Projekti do ta forcojë pjesëmarrjen konstruktive të organizatave qytetare për çështjet e interesit publik dhe do të rritë dhe mbajë përfshirjen e të rinjve në jetën publike në Maqedoni.

Projekti në fjalë ka filluar në nëntor të vitit të kaluar dhe zbatohet nga East West Management Institute, në partneritet me katër shoqata joqeveritare, Metamorfozis, Shoqata për Nisma Demokratike, Fondacioni Shoqëria e Hapur – Maqedoni dhe Këshilli kombëtar rinor i Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat