USAID në Maqedoni në shënjestër të Lëvizjes ”Stop Operacioni Soros”

Maqedonia

USAID në Maqedoni në shënjestër të Lëvizjes ”Stop Operacioni Soros”

Më: 23 janar 2017 Në ora: 15:36
USAID

Lëvizja ”Stop Operacioni Soros” ka vënë në shënjestër të saj edhe USAID-in në Maqedoni, duke paralajmëruar se do të kërkojë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Kongresi dhe Senati, që të bëjnë kontrollë të punës së USAID-it në Maqedoni.

Sipas tyre, kontrolli duhet të kryhet për katër vitet e fundit të veprimtarisë së USAID-it, pasi që konsiderojnë se ka patur politizim dhe keqpërdorim të një pjesë të ndihmës financiare të SHBA-ve.

Lëvizja ka vënë në shënjestër të saj bashkëpunimin e USAID me SOROS-in, përmes Fondacionit Shoqëria e Hapur – Maqedoni. Lëvizja konsideron se administrata e re amerikane dhe taksapaguesit amerikanë duhet të dinë se në të kaluarën, përmes USAID-it është mbështetur LSDM-ja, që sipas tyre në mënyrë direkte është vepruar politikisht, duke mbajtur anë politike në Maqedoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat