‘Hungaria mbështet fuqishëm aspiratat politike të Maqedonisë’

Maqedonia

‘Hungaria mbështet fuqishëm aspiratat politike të Maqedonisë’

Më: 23 janar 2017 Në ora: 15:38
Ilustrim

Hungaria dhe Maqedonia kanë marrëdhënie të shkëlqyera, kurse aspiratat e Maqedonisë-politike dhe ekonomike, si dhe atyre shkencore i shikojmë me simpati të madhe dhe fuqishëm i mbështesim, ka deklaruar sot në Shkup Istvan Igarto, ministër për kulturë-shkencë të diplomacisë pranë MPJ-së të Hungarisë.

‘Edhe pse në një farë mënyre jemi largë njëra nga tjetra çfarë na bën më lehtë mbajtjen e marrëdhënieve të relacioneve mes dy shteteve, gjithmonë i shikojmë aspiratat e Maqedonisë-politike dhe ekonomike, si dhe shkencore me simpati të adhe dhe fuqishëm i mbështesim. Vlerësoj se në përgjithësi marrëdhëniet në mes dy shteteve janë të shkëlqyera’, ka theksuar Igarto.

Në lidhje me bashkëpunimin në fushën e kulturës dhe shkencës ai ka theksuar se aktivitetet po zhvillohen përmes përfaqësuesve të ambasadës së Hungarisë në Maqedoni. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat