Konkurs fotografie për zhvillim të gazetarisë qytetare ekologjike

Maqedonia

Konkurs fotografie për zhvillim të gazetarisë qytetare ekologjike

Më: 23 janar 2017 Në ora: 16:09
Ilustrim

Qendra për demokraci dhe ekologji ‘Florozon’ nga Shkupi organizon foto konkurs me shpërblim prej 1.200 euor për Zhvillimin e gazetarisë qytetare ekologjike.

Foto konkursi ka për qëllim për të bërë thirrje për të shpalosur tregimet e tyre për problemet me të cilat përballen, ose mundësitë e për përvojat pozitive nga zgjidhja për problemin nga fusha e mjedisit jetësor.

Qytetarët fotografitë e tyre me një tregim të shkurtër për përmbajtjen e tyre do të mund t’i vendosin në portalin informativ për mjedisin jetësor ‘ekoligist.mk‘, ku edhe mund të interesoheni për informata shtesë rreth këtij konkursi.

Konkursi, siç informojnë nga ‘Florozon’ është pjesë e projektit ‘Zhvillimi i hulumtimeve gazetareske të ekologjisë’ dhe është financuar nga Bashkimi Evropian. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat