Ademi: Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti kyç strategjik i Maqedonisë

Maqedonia

Ademi: Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti kyç strategjik i Maqedonisë

Më: 23 janar 2017 Në ora: 19:14
Arbër Ademi

Gjatë takimit joformal të Ministrave dhe Sekretarëve Shtetëror për Çështje Evropiane i cili u realizua në Valetë të Maltës, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, realizoi takime bilaterale me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Çështje Evropiane të Republikës së Kroacisë, Davor Ivo Shtir dhe me Zëvendësministrin për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë, Mati Masikas, kështu njoftojnë nga kabineti i Ademit.

Gjatë takimeve, Ademi iu referua gjendjes politike në vend pas zbatimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ku edhe theksoi se po vazhdojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re.

“Anëtarësimi në BE mbetet prioriteti kyç strategjik i vendit dhe prandaj Qeveria e re ka për detyrë tërësisht ta zbatojë Marrëveshjen Politike dhe t’i përkushtohet zbatimit të reformave të cilat janë tëtheksuara në Reformat Urgjente Prioritare, e në veçanti në pjesën e sundimit të ligjit, gjyqësorit, luftës kundër korrupsionit, ndjekjes së komunikimeve, reformave në administratën publike, dhe mediat”, theksoi Ademi.

Gjithashtu do të duhet të punohet edhe në zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si themel për avancimin e mëtejmë te marrëdhënieve ndëretnike në vend, avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe zgjedhjen e çështjeve të hapura fqinjësore.

Në takim me ministrin Shtir, u theksua mbështetja e vazhdueshme dhe e qëndrueshme e Kroacisë ndaj Maqedonisë dhe u theksua bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve në veçanti në pjesën e eurointegrimeve. Numri i madh i aktiviteteve të përbashkëta të realizuara për këmbim të përvojave, është i një rëndësie tejet të veçantë për administratën tonë, në pjesën e koordinimit të procesit të eurointegrimeve dhe harmonizimit të legjislacionit nacional me të drejtën e BE-së. Në takim u diskutuan edhe për temat rajonale të interesit të përbashkët.

Në takim me zëvendësministrin Masikas, u theksua se është me rëndësi të veçantë të vendoset bashkëpunim më i thellë dhe të sigurohet mbështetje më e madhe nga trupat e BE-së për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, duke pasur parasysh se Estonia do ta merr kryesimin me BE-në në gjysmën e dytë të viti 2017.

Gjatë takimeve, bashkëbiseduesit u dakorduan se përkundër sfidave me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian, politika e zgjerimit duhet të mbetet në agjendën e BE-së, për të cilën Ademi theksoi se është veçanërisht e rëndësishme që të vazhdojë mbështetja nga të dy vendet për aderimin e Maqedonisë dhe vendeve tjera të rajonit në këtë proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat