Hulumtimi i HOPS-it për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

Maqedonia

Hulumtimi i HOPS-it për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik

Më: 24 janar 2017 Në ora: 08:57
HOPS

Shoqata HOPS-Opcion për jetë të shëndetshme-Shkup sot do të prezantojë rezultatet e hulumtimit ‘Fëmijët dhe të rinjtë në rrezik në Republikën e Maqedonisë-anëtarë të barabartë të shtetit social ose kategoria për krijimin e politikës fiktive?’.

Hulumtimi është realizuar në gjysmën e dytë nga viti 2016 dhe përmban analiza të shërbimeve në dispozicion dhe politika nacionale të ndërlidhura me mbështetje shëndetësore dhe sociale, arsim, punësim dhe siguri për më shumë grupe kategorish.

Në hulumtim janë përfshirë fëmijë dhe të rinjë pa prindër dhe angazhim prindëror, në konflikt me ligjin, të cilët përdorin substanca psikoaktive, fëmijë të familjeve me histori të përdorimit të substancave psikoaktive dhe në konflikt me ligjin si dhe fëmijë dhe të rinj rom.

Theks i veçantë do të jetë gjendja e të miturve të cilët përdorin substanca psikoaktive në sistemet për shëndetësi dhe mbështetje sociale në Maqedoni, si dhe përvojat nga puna në terren i HOPS me këto fëmijë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat