Grubi: Ende s'ka asgjë konkrete rreth formimit të Qeverisë

Maqedonia

Grubi: Ende s'ka asgjë konkrete rreth formimit të Qeverisë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 12:32
Artan Grubi dhe Ali Ahmeti

Artan Grubi, shefi i kabinetit të liderit të BDI-së Ali Ahmeti, thotë se gjatë procesit të bisedimeve për qeverinë e re, nuk ka asgjë të re, në raport me atë se çfarë ka thënë deri më tani kryetari i partisë.

“Ne jemi duke vazhduar edhe me konsultime interne brenda partisë. Konsultime po i zhvillojmë edhe me intelektualë, gazetarë, përfaqësues të organizatave jo qeveritare si dhe me faktorin ndërkombëtarë brenda dhe jashtë vendit. Bujar Osmani foli për pesë opsionet që janë në lojë, ndërsa marrëveshja e Majit është e garantuar ndërkombëtarisht”, është shprehur Grubi për mediat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat