PSP ka hapur dy lëndë të reja, ‘Tanku’ dhe ‘Tarifa’

Maqedonia

PSP ka hapur dy lëndë të reja, ‘Tanku’ dhe ‘Tarifa’

Më: 24 janar 2017 Në ora: 12:39
Ilustrim

‘Tanku’ dhe ‘Tarifa’ janë dy rastet e reja të cilat i ka hapur Prokuroria Speciale Publike, ku janë përfshirë 7 persona për shkak të dyshimit për kryerje të veprave penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare. Njëra lëndë ka të bëjë me tenderin e ELEM-it, kurse tjetra për blerjen e Mercedesit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Ekziston dyshim se një pjesë e të dyshuarve në mënyrë të paligjshme kanë lejuar të harxhohen para për patentim dhe mirëmbajtje të softuerit qeveritar.

‘Në rastin konkret ekziston dyshim të bazuara se është kryer keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim të zyrtarëve dhe personave përgjegjës në procedurën pas blerjes publike të softwer-ERP Sistemit për nevojat e AD ELEM’.

Nga PSP thonë se marrëveshja e kontraktuar për blerje publike është 4.092.420 euro.

Kurse në rastin tjetër të PSP-së bëhet fjalë për blerjen e Mercedesit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski.

Në rastin konkret ekzistojnë dyshime se me qëllim për ta përmbushur dëshirën e kryeministrit të atëhershëm për blerjen e tipit të veturës së veçantë, i dyshuari i parë ka nxitur të dyshuarin e dytë për ta shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare dhe autorizim për kryerjen e blerjes publike, që në mënyrë të paligjshme të veprojë-favorizojë operatorin e caktuar ekonomik dhe të blejë atë veturë.

Nga PSP ndër të tjera thuhet se ekziston dyshim se i dyshuari i dytë në procedurë pas blerjes publike edhe pse ishte i vetëdijshëm për privilegj të paligjshëm të operatorit ekonomik, përsëri ka sjellur vendim për zgjedhje të ofertës dhe ka miratuar marrëveshjen për blerjen e veturës me vlerë prej 29.852.542 denarë dhe TVSH në vlerë prej 5.373.458 denarë ose rreth 572.780 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat