Migrantët në Maqedoni, cak i grupeve kriminale

Maqedonia

Migrantët në Maqedoni, cak i grupeve kriminale

Më: 24 janar 2017 Në ora: 14:08
Ilustrim

Në raportin e Komisionit Evropian (KE) thuhet se në qendrën për kërim të azilit në Vizbeg të Shkupit, grupe të organituara kriminale operojnë në orët e vona të natës, kur nuk ka sigurim të mjaftueshëm.

Në lidhje me këtë, askush nga Ministria për punë dhe politika sociale nuk ka dhënë ndonjë koment për Radio Evropa e Lirë, e as që janë përgjigjur për masat që ndërmerren në këtë drejtim. Përgjigje nuk ka dhënë as drejtori i qendrës së azilit në Vizbeg.

Ndërkaq, Mohamad Arif nga UNHCR nuk mund ta konfirmojë e as komentojë raportin e KE-së, por thekson se obligim i Qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse është që të ketë kontrolle të shtuara dhe të kujdesen se kush hynë e kush del nga kjo qendër.

Përndryshe, sipas të dhënave jozyrtare të organizatave ndërkombëtare, vetëm në vitin e kaluar, dhjetëra migrantë janë ankuar se kanë qenë peng të trafikimit, kanë qenë të rrahur dhe u janë zhvatur para.

MPB-ja bën të ditur se në 8 muajt e kaluar janë zbuluar 69 raste të tentimit të trafikimit të thuajse 1500 migrantëve. Padi penale janë ngritur për 57 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat