AFET: Në Maqedoni do të ulen tensionet politike

Maqedonia

AFET: Në Maqedoni do të ulen tensionet politike

Më: 24 janar 2017 Në ora: 14:14
Komiteti për punë të jashtme – AFET – i Parlamentit Evropian

Komiteti për punë të jashtme – AFET – i Parlamentit Evropian (PE) ka mbajtur debat për Ballkanin Perëndimor, ku është përfshirë edhe periudha paszgjedhore në Maqedoni.

Sipas korrespondentit të AIM-së nga Brukseli, PE-ja pret që në Maqedoni të ulen tensionet politike dhe të qetësohet situata, si edhe në vendet tjera të rajonit.

Në diskutim u tha se ”Brukseli nuk mundet vetëm të shikojë se si po rriten tensionet ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor në disa javët e fundit”. U paralajmërua edhe një takim tjetër për të njëjtën çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat