Kaq ishte rroga mesatare neto në vitin 2016

Maqedonia

Kaq ishte rroga mesatare neto në vitin 2016

Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:17
Ilustrim

Kaq ishte rroga mesatare neto në vitin 2016

Rroga mesatare neto vitin e kaluar në muajin nëntor qenë 22.380 denarë dhe është për 1.8% më e lartë në krahasim me atë muaj të vitit 2015, përderisa rroga bruto mesatare ishte 32.877 denarë ose për 1.9% më e lartë krahasuar me vitin paraprak. Në nëntor të 2016, 1.4% e të punësuarve në Maqedoni nuk kanë marrë rroga.

Zvogëlim të rrogës mesatare-neto për një të punësuar, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar në sektorët: Objekte për akomodim dhe veprimatarive të shërbimeve me ushqim për 5.1%, furnizim me energji elektrike, gazit, klimatizimit dhe avullit për 3.8 dhe Bujqësi, Pylltari dhe Peshkatari për 3.2%.

Rritje, përsëri të rrogës mesatare-bruto në nëntor të 2016, krahasuar me nëntorin e 2015, është shënuar në sektorët: Miniera dhe nxjerrje të gurrit për 10.6%, ndërtimtari 8 dhe Art, argëtim dhe rekreacion për 7.7%.

Zvogëlim i rrogës mesatare-bruto, në krahasim me muajin paraprak, është shënuar në sektorët: Objekte për akomodim dhe aktivitete për shërbime ushqimore prej 4.8%, furnizim të energjisë elektrike, gaz, klimatizim prej 3.9 dhe Bujqësi, Pylltari dhe Peshkatari prej 3.4%. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat