Skadon afati i ripërtëritjes së dokumenteve për mbrojtje sociale në Maqedoni

Maqedonia

Skadon afati i ripërtëritjes së dokumenteve për mbrojtje sociale në Maqedoni

Më: 24 janar 2017 Në ora: 15:18
Ibrahim Ibrahimi

Më 27 janar skadon afati i ripërtëritjes së dokumenteve për përfitimin e të drejtës së mbrojtjes sociale. Për këtë gjë, Ministria për punë dhe politika sociale apelon që qytetarët ta kryejnë këtë procedurë të ripërtëritjes së dokumentacioneve.

Ata me vete duhet që të marrin vetëm letërnjoftimin dhe të japin deklaratë pajtimi për shfrytëzim të të dhënave të tyre personale në procedurën për realizimin e kësaj të drejte.

Dokumentacionet tjera të nevojshme do të sigurohen nga vetë institucionet përmes obligimit zyrtar deri në DHP, Fondin për sigurim pensional dhe invalidor, Kadastër, Agjencinë e punësimit, atë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, MPB, Drejtorinë e Librit Amë dhe në Bankën Popullore.

Ministri Ibrahim Ibrahimi bën të ditur se deri tani dokumentat janë ripërtërirë nga 22 mijë shfrytëzues, ndërkaq pret që një gjë të tillë ta bëjnë edhe mijëra të tjerë.

Sipas tij, në procedurë e sipër është edhe ripërtëritja e dokumenteve për të drejtat e fëmijëve, respektivisht shtesa e posaçme për fëmijët, shtesa fëmijërore dhe prindërore, shtesa për fëmijën e tretë dhe të katërt. Për këtë kategori, ripërtëritja do të vazhdojë deri më 31 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat