Huamarrje e re milionëshe e Maqedonisë

Maqedonia

Huamarrje e re milionëshe e Maqedonisë

Më: 24 janar 2017 Në ora: 16:12
Ilustrim

Edhe pse Maqedonia nuk ka qeveri të re, ajo e tanishmja vazhdon që të merr hua nga kreditorët e brendshëm, përmes ankandit të letrave shtetërore me vlerë.

Ministria e Financave kishte planifikuar të merr 16.1 milionë euro, që duhet të kthehen menjëherë, por mori 24 milionë. Nuk ka sqarime se përse janë marrë më tepër se që ishte planifikuar.

Ndaj kësaj huamarrje ka reaguar LSDM-ja, e cila thotë se shteti është futur në një borxh të ri neto prej 40 milionë euro, duke konsideruar se huamarrja është e patolerueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat