Ademi: Maqedonia është e gatshme dhe e aftë të realizojë reformat e duhura

Maqedonia

Ademi: Maqedonia është e gatshme dhe e aftë të realizojë reformat e duhura

Më: 24 janar 2017 Në ora: 16:56
Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi ne takim joformal të ministrave për çështje Evropiane në Valetë, Maltë, organizuar në kuadër të presidencës së Maltës me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Zv. kryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, mori pjesë në takimin joformal të ministrave për çështje Evropiane në Valetë, Maltë, organizuar në kuadër të presidencës së Maltës me Këshillin e Bashkimit Evropian.

Gjatë takimit përfaqësuesit e vendeve kandidate kishin mundësi të paraqesin qëndrimet e tyre para kolegëve tjerë të vendeve anëtare të BE-së. Zv. kryeministri Ademi theksoi se Republika e Maqedonisë është e përgatitur të bashkëpunojë me Maltën dhe me Bashkimin Evropian, si partner i saj i dëshmuar, në luftën kundër çdo kërcënimi që mund të shfaqet në kufirin tonë apo në kufijtë e jashtme të BE-së.

“Roli ynë konstruktiv në mbylljen e rutës së Ballkanit perëndimor për migrantët ilegal, është shenjë e qartë se mund të punojmë bashkërisht në mënyrë të koordinuar për të mirën e qytetarëve tanë dhe qytetarëve të Bashkimit Evropian” theksoi Ademi.

Më tej, Ademi tha se procesi i zgjerimit duhet të rikthehet në agjendën e BE-së si urgjent dhe i nevojshëm, njëkohësisht institucionet e BE-së duhet të përcjellin mesazh të qartë dhe bindës qytetarëve të Bashkimit Evropian për dobitë e shumta, direkte dhe indirekte, nga procesi i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kemi dëshmuar se jemi të gatshëm dhe të aftë të realizojmë të gjitha reformat e duhura nëse na jepet mundësia” – theksoi Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat