HOPS: Një tetë vjeçar përdoruesi më i ri i drogës në Maqedoni

Maqedonia

HOPS: Një tetë vjeçar përdoruesi më i ri i drogës në Maqedoni

Më: 24 janar 2017 Në ora: 17:10
Ilustrim

Shoqata HOPS, të cilët sot prezentuan rezultatet nga hulumtimi “Fëmijët dhe të rinjtë në rrezik në Maqedoni” thanë se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Shëndetësisë, Arsimit dhe e Drejtësisë, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë dhe përfshirjes së palëve të tjera duhet të ndërmarrin qasje të koordinuar ndaj nevojave të fëmijëve dhe të rinjve në rrezik.

Nga HOPS, theksojnë se Ministria e Shëndetësisë në afat sa më të shkurtër të mundur duhet ta përfundojë dhe miratojë protokolin për trajtim të fëmijëve të cilët përdorin droga, të formohet grup punues multi sektorial i cili do të përpilojë program për trajtim, risocializim dhe kujdes për fëmijët të cilët përdorin droga.

Sipas tyre, praktikë e mirë për evidentimin e të dhënave për fëmijët dhe të rinjtë në rrezik vërehet vetëm në dokumentacionin dhe punën e Këshillit Gjyqësor për parandalimin e kundërvajtjes fëmijërore dhe të Avokatit të Popullit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat