Verushevski mori vendimin nga Gjykata, nuk ka procedurë kundër tij

Maqedonia

Verushevski mori vendimin nga Gjykata, nuk ka procedurë kundër tij

Më: 24 janar 2017 Në ora: 19:21
Çifti Sonja dhe Zoran Verushevski nga Gjykata Themelore – Shkupi 1

Çifti Sonja dhe Zoran Verushevski nga Gjykata Themelore – Shkupi 1, i kanë pranuar vendimet me të cilat vërtetohet se për ta nuk ka procedurë gjyqësore, prej kur PSP-ja tërhoqi akuzat nga lënda e quajtur “Puç”.

Me marrjen e vërtetimeve vetëm është vërtetuar vendimi i PSP-së. Verushevski, theksoi se të gjithë të akuzuarit në rastin “Puç”, as nuk kanë planifikuar, as nuk kanë ndërmarrë hapa drejt shkatërrimit të pushtetit përmes një grusht shteti.

Nga PSP theksuan se u tërhoqën nga rasti “Puç” për shkak të mungesës së fakteve që ata i kanë poseduar dhe kanë qenë në kundërshtim me atë që kanë vërtetuar nga akuzuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat