Jankulloska: PSP-ja i përmbush dëshirat dhe urdhrat e LSDM-së

Maqedonia

Jankulloska: PSP-ja i përmbush dëshirat dhe urdhrat e LSDM-së

Më: 24 janar 2017 Në ora: 20:12
Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, përmes profilit të saj në Facebook ka reaguar për dy lëndët e reja të PSP-së “Tanku” dhe “Tarifa”. Sipas saj, PSP-ja vetëm po përmbush dëshirat dhe urdhrat e LSDM-së.

“PSP-ja mund të hap edhe milionë raste të shpikura, që janë prodhim i konstruksioneve të tyre, pa asnjë provë dhe argument. Por kjo nuk do t’i bëjë të vërteta gënjeshtrat e tyre dhe nuk do ta fsheh përkatësinë e tyre partiake, as nuk do të kompensojë mungesën e kapacitetit të tyre profesional”, shkruan mes tjerash Jankulloska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat