Selmani: Parti më vazale se BDI-ja, partitë maqedonase nuk kanë pasur

Maqedonia

Selmani: Parti më vazale se BDI-ja, partitë maqedonase nuk kanë pasur

Më: 24 janar 2017 Në ora: 23:35
Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani, në emisionin ClickPlus duke debatuar mbi atë se kush duhet ta formojë Qeverinë e re në Maqedoni, tha se BDI-ja nuk guxon të thirret më në legjitimitetin e shqiptarëve, për shkak se sipas tij ka heshtur në rastet më kritike për shqiptarët, siç janë rastet e ndryshme politike, në të cilat gjithmonë kanë vuajtur shqiptarët.

“Parti më vazale se BDI-ja, partitë maqedonase nuk kanë pasur nga vitet 90-ta. Zullumin që ua ka bërë BDI-ja duke u thirrur në legjitimitetin që i’a kanë dhënë shqiptarët, nuk i’a ka bërë asnjë parti shqiptare deri tani. Me heshtjen, pas gjithë atyre krimeve që u janë bërë shqiptarë, mendoj se partitë maqedonase parti më të dëgjueshme dhe në shërbim të interesave maqedonase se BDI-ja nuk kanë pasur”, tha mes tjerash Selmani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat