Mavrova e para për dëborë dhe temperaturë më të ulët

Maqedonia

Mavrova e para për dëborë dhe temperaturë më të ulët

Më: 25 janar 2017 Në ora: 09:23
Mavrova Mavrova

Edhe në natën e mbrëmshme në disa pjesë të Maqedonisë ka patur të reshura dëbore të pakta, ndërkaq temperaturat kanë qenë të ulëta.

Deri në ora 8 e mëngjesit, më së shumëti borë ka rënë në Mavrovë (72 cm), kurse më pak në Presekë (1 cm). Bora arriti nivele të larta edhe në Pozharan dhe Llazaropole (50 cm), Gjurishte (45cm), Krushevë (31 cm), rajon të Tetovës (30), Manastir (28), Berovë (25), etj.

Sa i përkët temperaturës, në Mavrova ka qenë më ftohtë (-8°C), pastaj Kriva Pallankë dhe Pozharan (-7°C), Llazaropole dhe Kumanovë (-6°C), Tetovë, Krushevë dhe Berovë (-5°C), Shkup, Dibër, Shtip dhe Topollçan (-4°C), etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat