VMRO: Konfirmohen informatat për aktivitetet kriminele të funksionarëve të LSDM-së

Maqedonia

VMRO: Konfirmohen informatat për aktivitetet kriminele të funksionarëve të LSDM-së

Më: 25 janar 2017 Në ora: 11:15
Selia e partisë VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE duke iu referuar dokumenteve të publikuara kohë më parë të CIA-s sot vlerësoi se i kanë konfirmuar informatat për aktivitetet kriminele dhe korruptuese të ish funksionarëve të LSDM-së dhe porositi se për atë duhet të përgjigjet.

"Mijëra dokumente të shërbimit zbulues amerikan në lidhje me Ballkanin të cilat u paraqitën këto ditë e konfirmojnë involvimin e LSDM-së dhe funksionarëve të saj të lartë në kontrabandimin ilegal drejt Serbisë në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar. Pushteti i atëhershëm i LSDM-së ka marrë ryshfet për shkelje të embargos drejt Serbisë", thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së në të cilën përmenden edhe emrat edhe aktivitetet e funksionarëve të LSDM-së.

VMRO-DPMNE vlerëson se kryetari i LSDM-së Zoran Zaev nuk do të kërkojë hetim  për ish funksionarët, sepse konsiderojnë se nuk u intereson drejtësia, por si të shmanget ajo.

"Zoran Zaev u rrethua me njerëz të karakterit të tij - kriminelë. Krimineli i aboluar Zaev nuk do të bëjë thirrje për hetim kundër ish-funksionarëve të tij, sepse atij nuk i intereson drejtësia,  por si të shmanget ajo. Por, e vërteta është se si njeriu që futet kudo - e gjen rrugën e tij deri te opinioni. Të gjithë kriminelët e LSDM-së duhet të përgjigjen për veprat e tyre", qëndron në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat