Ziadin Sela takoi koordinatorin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami

Maqedonia

Ziadin Sela takoi koordinatorin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami

Më: 25 janar 2017 Në ora: 15:45
Ziadin Sela

Lëvizja për Reforma – PDSH informon opinionin publik se sot Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka zhvilluar takim me kordinatorin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Takimi është inicuar dhe kërkuar nga kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela. Sipas njoftimit të LR-PDSH-së, ”qëllimi i ftesës ka qenë në frymën e vazhdimsisë së bashkëpunimit, respektivisht për vazhdimin e tryezës së përbashkët politike të nënshkruar nga liderët politik.

Insistimi ynë ishte se takimin e rradhës duhet ta ftojë Lëvizje BESA duke Ju bërë ftesë të gjithë partive shqiptare, për te vazhduar me unifikimin e kërkesave të përbashkëta të votuesve shqiptar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat