Ademi: Reformat mbeten prioritet i Qeverisë së Maqedonisë

Maqedonia

Ademi: Reformat mbeten prioritet i Qeverisë së Maqedonisë

Më: 25 janar 2017 Në ora: 20:52
Zv.kryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi

Zv.kryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, mori pjesë në konferencën rajonale të titulluar “Raporti i KE-së për vendet reformat aderuese për Ballkanin Perëndimor” në Podgoricë, e cila paraqet vazhdimësi të iniciativës e cila filloi në Maqedoni në vitin 2015. Qëllimi i konferencës është shkëmbimi i përvojave dhe propozimeve mes përfaqësuesve të vendeve të rajonit dhe Komisionit Evropian për elementet kyçë të pakos së zgjerimit.

“Zgjerimi mbetet prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ndërkaq Raportet e Komisionit Evropian janë dokument në të cilën bazohen gjitha reformat të cilat duhet të zbatohen” theksoi Ademi.

Në kumtesën e Sekretariatit për Çështje Evropiane thuhet se pjesëmarësit në konferencë konstatuan se është e rëndësishme të vërtetohet perspektiva evropiane për rajonin sepse ajo paraqet nxitjen kryesore për zbatimin e gjitha reformave të domosdoshme.

Në konferencë gjithashtu u diskutua edhe për procesin e Berlinit dhe agjenda për lidhshmërinë si mekanizëm për lidhjen infrastrukturore të vendeve të rajonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat