Kosotov: Për fitoren e LSDM-së në Tearcë, kanë kontribuar edhe xhamitë!

Maqedonia

Kosotov: Për fitoren e LSDM-së në Tearcë, kanë kontribuar edhe xhamitë!

Më: 26 janar 2017 Në ora: 10:17
Sotir Kostov

Mbrëmë në debatin e ’24 Vesti’, Sotir Kostov ka kritikuar LSDM-në, duke theksuar se nëse në këto zgjedhje ka punuar dikush kundër ligjit dhe nëse në këto zgjedhje ka blerë dikush vota, ishte pikërisht LSDM-ja.

‘Nëse dikush ka blerë vota atë e ka bërë emigracioni shqiptar i mishëruar në personin e Zoran Zaevit. Ja ku u rivotua. Në Tearcë. Si mund të ndodhte për 14 ditë LSDM fitoi 245 vota, ndërsa OBRM arriti 140 vota. Çfarë ka ndodhur në mendjen e atyre votuesve…ka një këngë nga ABBA “para, para, para”, për atë ka punuar Zaevi, kanë punuar xhamitë dhe ndodhi ajo që ndodhi. Populli shqiptar do të vetëdijësohet se çfarë u bëri Zaevi. Pjesa më e madhe e popullit shqiptar, me dinjitet votuan Lëvizjen Besa, BDI, PDSH, votat për LSDM-në do të analizohen vite me rradhë dhe do të mësohet në librat shkollor’, tha Kostov. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat