Në Gostivar mbahet konkurs poezie për Pavarësinë e Kosovës

Maqedonia

Në Gostivar mbahet konkurs poezie për Pavarësinë e Kosovës

Më: 26 janar 2017 Në ora: 13:10
Ilustrim

Këshilli Rinor i Komunë së Gostivarit, në suaza të manifestimit kulturor “Dita e poezisë shqipe” i cili realizohet me rastin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, hap konkurs letrar për poezi.

Konkursi vlen për të gjithë të rinjtë e talentuar nga mosha 15 deri 25 vjeç, banues në Republikën e Maqedonisë. Të rinjtë që i plotësojnë kushtet mund të konkurrojnë vetëm me një poezi ndërsa tematika dhe motivet e poezive janë të lira.

Me këtë rast, juria profesionale do të shpall edhe fituesit e tre vendeve të para që do të marrin çmimin “Sefer Selimi” dhe do të shpërblehen nga Komuna e Gostivarit, edhe atë:

Vendi i parë – 15.000 den
Vendi i dytë – 10.000 den
Vendi i tretë – 6.000 den

Konkursi ka për qëllim të nxis nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe të rinjtë që të merren me poezi dhe krijimtari letrare dhe në të njëjtën kohë t’ju krijojë atyre hapësirë për afirmim në mesin e shoqërisë.

Përmes këtij manifestimi pretendohet të promovohet krijimtaria letrare, stimulimi i të rinjve për t’u marrë me poezi, promovimi i vlerave kulturore, letrare dhe përkujtimi i personaliteteve që kanë dhënë kontribut për qytetarët e Gostivarit.

Çmimi “Sefer Selimi”

Çmimi do të ndahet në emër të veprimtarit e poetit Sefer Selimi, duke e përkujtuar veprën e tij që të shërbej si shembull për gjeneratat e reja dhe në nderim të punës dhe veprimtarisë së tij kombëtare. Sefer Selimit ishte arsimtar, poet dhe patriot i shquar i njohur si një nga nismëtarët e luftës për arsim dhe barazi të shqiptarëve në Maqedoni.

Konkursi është i hapur deri më 7 Shkurt 2017. Poezitë konkurruese të dërgohen përmes postës elektronike në emalin: [email protected]. Bashkëngjitur me emalin të shënohen:

1. Emri dhe mbiemri i autorit ?
2. Datëlindja???
3. Vendbanimi
4. Numër kontakti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat