Numri i të papunëve në Prilep është ulur për 11.200 persona

Maqedonia

Numri i të papunëve në Prilep është ulur për 11.200 persona

Më: 26 janar 2017 Në ora: 22:28
Ilustrim

Sipas të dhënave të Agjencisë për punësim, numri i të papunëve në Maqedoni për 12 vite është zvogëluar për 160 mijë persona, ndërsa në Prilep për 11.200, deklaroi drejtori i Agjencisë për punësim në Maqedoni, Vllado Poposki, i cili realizoi takim me kryetarin e Komunës së Prilepit, Marjan Risteski.

Poposki deklaroi se numri i të papunëve në Prilep është ulur mjaft dhe kjo për shkak të koordinimint të mirë mes Agjencisë për punësim dhe Komunës së Prilepit, për shkak se sipas tij, Prilepi ishte komuna e parë në Maqedoni e cila ka bërë Këshill ekonomik, i cili e ka ndihmuar Agjencinë për punësim për krijimin e masave të tyre politike.

Poposki gjithashtu theksoi se, projekti “Maqedonia punëson” do të jetë aktiv deri më 27 qershor 2017 dhe deri tani këtë projekt e kanë shfrytëzuar 4.218 qytetarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat