Grubi thotë se nuk është as me VMRO-në e as më LSDM

Maqedonia

Grubi thotë se nuk është as me VMRO-në e as më LSDM

Më: 26 janar 2017 Në ora: 23:04
Deputeti Artan Grubi

Deputeti Artan Grubi sonte në formë të shkruar deklaroi se nuk ka qenë dhe asnjëherë nuk do të jetë as për VMRO-DPMNE dhe as për LSDM.

“Të nderuar, e vë re përfoljen e madhe dashakeqëse, tendencioze dhe intrigante në lidhje me qëndrimet individuale për situatën paszgjedhore në vend, andaj dua të ju risiguroj se, unë nuk kam qenë asnjëherë, nuk jam sot, e as që do jam ndonjëherë as me VMRO e as me LSDM, por i qëndroj besnik bindjeve të mia kombëtare në përkrahje të plotë të deklaratës së përbashkët shqiptare, liderit tim Ali Ahmeti dhe BDIsë”, shkruan Grubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat