Ziadin Sela dhe Kreshnik Spahiu binjakëzojnë dy Aleancat KuqeZi & Shqiptare

Maqedonia

Ziadin Sela dhe Kreshnik Spahiu binjakëzojnë dy Aleancat KuqeZi & Shqiptare

Nga: A.M. Më: 28 janar 2017 Në ora: 19:49
Lideri i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu dhe Kryetari i LR-PDSH, Ziadin Sela

Kryetari i  LR-PDSH, Ziadin Sela ka pritur sot në takim sot në shkup liderin e Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu.

Gjatë këtij takimi është bërë binjakëzimi i Aleancat KuqeZi & Shqiptare, këtë e ka bërë të ditur Spahiu përmes një postimi në Facebook.

“Qindra aktivistë kuqezi i bashkohen në Maqedoni Aleancës. Pritet një qeveri e re dhe e gjerë mbarë shqiptare. Kreshnik Spahiu kërkon bashkimin e faktorëve shqiptar BDI, PDSH etj. Objektivi: Për 4 vitet e ardhshme për herë të parë një kryeministër shqiptar dhe Shkupi të flas shqip!”, ka shkruar Spahiu./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat