BDI nuk lëviz: Kusht gjuha shqipe

Maqedonia

BDI nuk lëviz: Kusht gjuha shqipe

Më: 28 janar 2017 Në ora: 23:04
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.

Nëntë orë diskutime nuk kanë sjellur përgjigjen se kë do ta mbështesë Bashkimi Demokratik për Integrim për kijimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

Kryesia e Partisë së Ali Ahmetit, e cila është faktori më i rëndësishëm në krijimin e ekzekutivit të ri, ka kërkuar modelin më të përshtatshëm pasi kërkesat e tyre kanë ngelur pa ndonjë përgjigje politike. 

Diskutimet e gjata u mbyllën me një përgjigje të vetme, se cili që plotëson kushtet e shqiptarëve ka përkrahjen e shqiptarëve. 

“Të pesë opsionet janë në tavolinë. Ne bisedojmë me të gjitha partitë politike. Presim përgjigjjen e tyre. Të gjitha argumentet më shumë fokusohen tek platforma e BDI-së sesa atë se cilin opsion ne do të zgjedhim. Gjuha shqipe dhe kërkesat e tjera të BDI-së mbeten si kushte. Ne presim qëndrimin e partive politike maqedonase”, tha zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani. 

Nga selia e partisë u larguan anëtarët e kryesisë, por më parë nga zyrat kanë dalë tre nënryetar të BDI-së. Negociatat të shtunën kanë nisur edhe në partinë e Zoran Zaev, njeriut të dytë që mund të  marrë mandatin pas Nikolla Gruevskit, i cili shihet më i papërshtatshëm për shkak se kërkesa kryesore e shqiptarëve është gjuha shqipe gjuhë zyrtarë në tërë Maqedoninë. 

Ahmeti nuk ka folur për mediat, por vetëm shkurt gjatë largimit ka theksuar negociatat janë të hapura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat