Ja çka biseduan zyrtarët e BDI-së me të LSDM-së

Maqedonia

Ja çka biseduan zyrtarët e BDI-së me të LSDM-së

Më: 29 janar 2017 Në ora: 00:23
BDI

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka qenë mes dy zjarreve në mbledhjen e partisë për të sjellë vendimin për koalicion me OBRM-PDUKM-në apo me LSDM-në.

Nga mbledhja e BDI-së dolën më herët tre nënkryetarët e partisë të cilët shkuan në selinë e LSDM-së në Shkup. Bëhet fjalë për Teuta Arifin, Nevzat Bejtën dhe Izet Mexhitin.

Burime të Nova Tv nga LSDM thonë “tre nënkryetarët kanë ardhë në seli pasi kanë arritur ta bindin Ali Ahmetin që i’a vlen të bisedohet edhe me ne për qeverinë. Zyrtarët e BDI-së na thanë se Ahmeti do të reflektojë dhe nuk do të vendos gabimisht.”

Mbetet që në mbledhjen e nesërme që të vendos BDI-ja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat