OBRM-PDUKM: Interesat e LSDM-së janë të kundërta me interesat e popullit maqedonas

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Interesat e LSDM-së janë të kundërta me interesat e popullit maqedonas

Më: 29 janar 2017 Në ora: 11:26
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja ka vazhduar me komunikata ndaj LSDM-së. Në këmunikatën e somte të OBRM-PDUKM-së thuhet se interesat e LSDM-së janë të kundërta me interesat e Republikës së Maqedonisë dhe popullit maqedonas.

“LSDM/Soros kanë zgjedhur rrugën e sponsorit të tyre, janë vendosur në mbrojtje të tij dhe filluan me ofendime kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe administratës së tij. Për paguesit e shtrenjtë të Sorosit nuk është problem të futen në çfarëdo konflikti, vetëm që në llogaritë e tyre të arrijnë paga prej më shumë se 3 mijë euro. Për shuma të tilla, nuk e kanë problem të organizojnë dhunë dhe protesta, në të cilat viktima janë zyrtarët policorë dhe qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e OBRM-PDUKM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat