Ja ku bie borë dhe si është gjendja e rrugëve sot në Maqedoni

Maqedonia

Ja ku bie borë dhe si është gjendja e rrugëve sot në Maqedoni

Më: 30 janar 2017 Në ora: 10:19
Ilustrim

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Reshje bore me intensitet të dobët ka në Manastir, Resnjë dhe në kalimet malore Bukovë dhe Gjavato, informojnë mëngjesin e sotëm nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep - Manastir - Resnjë përmes Rreth rrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe komunikacioni po rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit. Në vend është vendosur sinjalizim adekuat i komunikacionit.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan - Makedonska Kamenicë - Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat