Të punësuarit e Jugohromit do ta bllokojnë rrugën Shkup-Tetovë

Maqedonia

Të punësuarit e Jugohromit do ta bllokojnë rrugën Shkup-Tetovë

Më: 30 janar 2017 Në ora: 11:54
Foto arkiv

Sindikata e Jugohromit ka paralajmëruar për nesër protesta. Protesta është paraparë që të mbahet në autostradën Tetovë-Shkup, tek pagesa rrugore në Zhelinë, nga ora 11:00 deri në ora 13:00 duke e bllokuar rrugën në të dy drejtimet.

Qëllimi i protestave mbetet i njëjti - sindikata kërkon që Jugohromi të rihapet me ose pa vendosjen e filtrave. Pavarësisht analizave që tregojnë se ajri është për 40% më i pastër pas mbylljes së Jugohromit, sindikata mbron qëndrimin se kombinati edhe pa vendosjen e filtrave nuk është ndotësi kryesorë i ajrit në zonën e Pollogut.

Kryetari i sindikatës së Jugohromit Bajram Amiti përmes fejsbukut u bëri thirrje të gjithë të punësuarve dhe qytetarëve që t'u bashkëngjiten në protestë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat