LD-ja: Mandati për formimin e qeverisë duhet t’i jepet LSDM-së

Maqedonia

LD-ja: Mandati për formimin e qeverisë duhet t’i jepet LSDM-së

Më: 30 janar 2017 Në ora: 16:43
Lidhja Demokratike (LD)

Lidhja Demokratike (LD) konsideron se pas tentimit të pasuksesshëm të OBRM-PDUKM-së për të siguruar shumicë parlamentare për formimin e qeverisë së re, mandati duhet t’i jepet LSDM-së.

Silas kësaj partie, Ivanovi e shkeli Kushtetutën kur e mandatoi Nikolla Gruevskin, ndërkaq theksojnë se në interes të stabilitetit, interesave kombëtare, shtetërore dhe qytetare është që të formohet qeveri e cila do të sigurojë stabilitet, sundim të së drejtës dhe që do të zbatojë reforma të thella.

LD-ja pret nga të gjitha partitë sjellje të përgjegjshme dhe të japin llogari në të mirë të interesave të shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat