Kuvendi njofton presidentin maqedon: S’ka propozim për qeveri

Maqedonia

Kuvendi njofton presidentin maqedon: S’ka propozim për qeveri

Më: 30 janar 2017 Në ora: 20:35
Kuvendi i Maqedonisë

Pasi që mbrëmë Nikolla Gruevski nuk ariti ta krijojë qeverinë, tani mandatit pritet t’i jepet dikujt tjetër.

Tashmë ka përfunduar edhe procedura formale përmes së cilës,Kuvendi edhe zyrtarisht njofton presidentin për propozimin apo jo që të krijohet qeveria.

Sekretari gjeneral i Kuvendit sot pasdite ka dorëzuar shkresë deri tek Kabineti i Gjorge Ivanovit me çka e informon se deri mbrëmë në mesnatë në Kuvend nga ana e mandatarit Nikolla Gruesvki nuk është dorëzuar propozim për formimin e qeverisë së re.

Tani është vendimi i presidentit Ivanov, se a do t’ja jap mandatin LSDM-së, apo dikujt tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat