Thirrje anonime për bombë të vendosur në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Thirrje anonime për bombë të vendosur në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 31 janar 2017 Në ora: 08:07
Kuvendi i Maqedonisë

Mbrëmë rreth orës 23.00, një person anonim ka thirrur në telefonin e Ministrisë së Brendshme duke lajmëruar se është vendosur bombë në Kuvendin e Maqedonisë.

Ekipet e specializuara menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes, ku pas kontrolleve të kryera ka rezultuar se alarmi ka qenë i rrejshëm.

MPB për disa portale ka konfirmuar se bëhet fjalë për thirrje anonime, ndërsa nuk jepen detaje.

Ky lajmërim vjen vetëm disa ditë pasi që ishte alarmuar për sulm ndaj Qeverisë, që më pas rezultoi si thirrje e rrejshme dhe është ndaluar qytetari që kishte bërë telefonatën në MPB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat