Çavkov: LSDM në fushatë ka bashkëpunuar me struktura kriminale nga shtetet fqinje

Maqedonia

Çavkov: LSDM në fushatë ka bashkëpunuar me struktura kriminale nga shtetet fqinje

Më: 31 janar 2017 Në ora: 10:06
Drejtori i Byrosë për Siguri Publike në Maqedoni, Mitko Çavkov

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike në Maqedoni, Mitko Çavkov ka thënë se ka informacione nga sigurimi shtetëror se në fushatën e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë për zgjedhjet e fundit ka pasur financime dhe ndihmë nga nëntoka e shteteve fqinje.

”Ka informacione që njerëz që ishin në protestat dhe fushatën e LSDM-së, janë pjesë edhe të strukturave kriminale në vendet fqinje. Sipas informacioneve, e dijmë se njerëzit dhe paratë e zeza janë futur në Maqedoni për të ndihmuar kriminalitetin dhe vjedhjen e zgjedhjeve në Maqedoni. Me një analizë të thellë do të duhet të nxjerrim informacione dhe pastaj të veprojmë.” tha mes tjerash Çavkov në emisionin ”Në qendër”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat