Ivanov: Do të veproj sipas dispozitave kushtetuese

Maqedonia

Ivanov: Do të veproj sipas dispozitave kushtetuese

Më: 31 janar 2017 Në ora: 13:20
Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, e ka përfunduar takimin me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski, ku është diskutuar për gjendjen e tanishme politike në vend.

Siç njofton kabineti i kryetrit Ivanov, ai ka theksuar se deri tani ka vepruar sipas kuadrit të të drejtave që i ka, duke respektuar në maksimum Kushtetutën e vendit.

Me këtë rast, Ivanov thotë se edhe në rastin e situatës së tanishme politike, do të veprojë sipas dispozitave kushtetuese dhe do të veprojë posaçërisht në interes të shtetit dhe të qytetarëve të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat