Georgievski: Mandatin duhet ta marrë LSDM-ja

Maqedonia

Georgievski: Mandatin duhet ta marrë LSDM-ja

Më: 31 janar 2017 Në ora: 19:44
Ljupço Georgievki

Ljupço Georgievki nga OBRM Popullore në profilin e tij në Facebook ka shkruar se mandatin për formimin e Qeverisë duhet ta marrë LSDM-ja. Sipas tij çdo vendim tjetër do të ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

“Ditëve të fundit përmendet vetëm shembulli kur presidenti Kiro Gligorov dy herë ia dorëzoi mandatin LSDM-së. Nuk e di pse heshtet edhe një rast tjetër më drastik i shkeljes së Kushtetutës në vitin 1990, kur Kiro Gligorov aspak nuk na dha neve mandatin si parti fituese. Ai kërkoi katër kandidatë për kryeministër dhe për dy muaj e bllokoi Maqedoninë dhe në fund ia dha mandatin kandidatit të tij, Nikolla Klusev”, shkruan Georgievski.

Ai gjithashtu shkruan se nëse edhe LSDM-ja nuk arrin të formojë Qeverinë, atëherë edhe BDI duhet ta marrë mandatin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat