Zaevi pas nënshkrimeve të 20 deputetëve shqiptarë

Maqedonia

Zaevi pas nënshkrimeve të 20 deputetëve shqiptarë

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 10:58
Zoran Zaev

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev prej sot do të nis takimet me partitë shqiptare parlamentare për të siguruar 61 deputetë për formimin e Qeverisë. Siç mëson INA, Zaev do të fillojë takimet me BDI, për të siguruar përkrahjen e saj për të bërë qeverinë. Nga BDI theksojnë se u janë rikthyer konsultimeve partiake lidhur me pozicionin e saj pas takimit me presidentin Ivanov.

Nga partia e Ahmetit nuk kanë ende qëndrim nëse do të mbështesin Zaevin me nënshkrime në marrjen e mandatit apo nëse do të mbeten në aleancë me Nikolla Gruevskin. Nga BDI-ja thonë se në tavolinë janë të gjitha pesë opsionet.

Dy partitë tjera lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë konfirmuar mbështetjen e tyre për Zaevin.

Orhan Murtezani nga BESA thotë se përkrahja ndaj Zaevit për marrjen e mandatit duke mbledhur 61 nënshkrime nuk nënkupton që ata me automatizëm do të pranojnë të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme. Qëndrim të njëjtë ndajnë edhe nga Aleanca për shqiptarët të cilët deklaruan se janë të gatshëm t’i japin mbështetje LSDM-së për formimin e shumicës por Qeveria e ardhshme si kusht duhet të ketë rregullimin e statusit të gjuhës shqipe. Të heshtur vazhdojnë të mbeten dy deputetët e PDSH-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat