Pendarov: Nga kriza politike mund të vijmë në krizë të sigurisë

Maqedonia

Pendarov: Nga kriza politike mund të vijmë në krizë të sigurisë

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 13:33
Analisti politik Todor Pendarov

Analisti politik Todor Pendarov, në një intervistë për Anadolu Agency (AA), ka folur për situatën aktuale politike në Maqedoni, skenarët e mundshëm për daljen nga kriza politike, si dhe marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit nga prizmi i ndikimit të fuqive të mëdha.

“Kriza politike nuk është vetëm politike, por edhe institucionale. Deri në zgjedhje, kishim krizë politike, kurse tani kemi një krizë institucionale dhe shpresojmë se nuk do të ketë dhe krizë të sigurisë, meqenëse krizat zhvillohen në këtë mënyrë kudo”, deklaroi Pendarov.

Pendarov thotë se është e vështirë të gjendet përgjigje në lidhje me atë se si do të rrjedhin tutje zhvillimet politike në vend, për arsye se, siç tha ai, ato mjete klasike me të cilat bëhen analiza në një gjendje normale, në Maqedoni është e vështirë të zbatohen në rrethanat e tanishme.

Sipas tij, për t’iu shmangur një paqartësie më të madhe në skenën politike, presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, menjëherë pas zgjedhjeve është dashur t’i ftojë të gjithë liderët politikë dhe ta ofrojë atë formulë të cilën e kërkon aktualisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat