Prej nesër ftohje e motit në Maqedoni, pritet shi dhe borë

Maqedonia

Prej nesër ftohje e motit në Maqedoni, pritet shi dhe borë

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 20:00
Ilustrim

Nesër gjatë ditës do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell dhe me erë të përforcuar juglindore. Pasdite dhe gjatë natës drejt së martës, nën ndikimin valës së lagësht, të shkurtë, por intensive, do të ketë reshje të shiut, së pari në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natëas në ato lindore, njoftuan nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

“Në pjesët perëndimore pritet në disa vende të bijnë prej 10 deri 15 litra në metër katror, ndërsa në pjesët lindore, lokalisht edhe rreth 20 litra në metër katror. është e mundur edhe dukuria e rrallë e bubullimave. Prej të martës pasdite do të mbisundojë mot i ndryshueshëm dhe më i freskët”, kumtoi DPHM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat