Komuna e Strumicës mbetet në duar të LSDM-së

Maqedonia

Komuna e Strumicës mbetet në duar të LSDM-së

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 12:13
Komuna e Strumicës

Zhvillimet lokale në komunën e Strumicës e cila udhëhiqet nga LSDM-ja kanë marrë kahje tjetër, pas njoftimeve të djeshme se këshilli komunal në këtë komunë është marrë nën kontrollë të OBRM-PDUKM-së.

Metodi Vitanov, protagonisti i këtyre zhvillimeve ka reaguar, duke e ka akuzar partinë OBRM-Popullore për manipulim të tij. Ai njofton se ka dhënë dorëheqje nga partia e tij e deritanishme dhe se më tej do të veprojë si këshillëtar i pavarur në komunën e Strumicës, duke e respektuar vendimin e tashmë ish-partisë së tij për të bashkëpunuar me OBRM-PDUKM-në.

Njëkohësisht, Vitanov bën të ditur se veprimtarinë e tij do ta vazhdojë në mbështetje të grupit të këshillëtarëve të LSDM-së, çka e rikthen situatën në këtë komunë në gjendjen e mëparshme.

Përndryshe, OBRM-PDUKM-ja njofti dje se në Strumicë është ndryshuar përbërja e këshillëtarëve pas bashkimit të një këshillëtari në grupin e tyre. Ata kërkuan mbledhje urgjente të Këshillit për të verifikuar shumicën dhe për të zgjedhur kryetar të ri të Këshillit dhe ushtrues të ri detyre kryetar komune në Strumicë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat