U përmbyll projekti ”Zëri i të rinjve në Maqedoni”

Maqedonia

U përmbyll projekti ”Zëri i të rinjve në Maqedoni”

Më: 7 shkurt 2017 Në ora: 16:54
Ilustrim

Qendra për dialog ndërkulturor (QDN) e mbajti sot aktivitetin përmbyllës të projektit ”Zëri i të rinjve në Maqedoni” që u realizua në vitin e kaluar.

Qëllimi i projektit ishte nxitja e të rinjve të jenë veprimtarë aktiv në ndryshimet shoqërore. QND-ja bën të ditur se në pesë fushatat u përfshinë rreth 400 të rinj të shkollave të Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçanit të vjetër.

Nxënësit organizuan aktivitete dhe lobuan për ndryshime të caktuara që janë në interes të tyre. U mbajtën gara sportive, debate për barazi gjinore, u hapën zyra informimi, u diskutua për përmirësimin e higjienës nëpër shkolla, etj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat